Gjatë 24 orëve të fundit u testuan 1158 veta dhe kështu numri i përgjithshëm i të testuarve në Bullgari u bë 50 303 veta, njoftuan nga Shtabi Operativ më 5 maj në orën 08.00, orë lokale. U konstatuan 57 raste të reja të koronavirusit. Prej tyre në spital u pranuan 15. Rastet sipas rajoneve dhe qyteteve janë Sofje – 6, Vidin – 21, Jamboll – 11, Pleven – 7, Haskovo -4, Bllagoevgrad dhe Montana nga 2, Veliko Tërnovo, Gabrovo, Kjustendill, Sliven nga 1. Te data e sotme numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Bullgari është 1689. Personeli mjekësor i infektuar me Covid-19 është 182 veta.
342 janë të shëruarit në vend. 4 të infektuar vdiqën brenda periudhës dhe kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve bëhet 78.
Prej të gjitha rasteve të koronavirusit në spital janë 316 veta, 37 – në reparte intensive.
Në lagjen e romëve në qytetin Jamboll fillon testim në masë për Covid-19. Një pjesë prej lagjes u bllokua për shkak se u zbuluan 11 raste pozitive të koronavirusit.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..