Mbi 2000 janë bullgarët e transportuar në Bullgari që nga fillimi i krizës së Covid-19. Numri i saktë i bullgarëve që janë kthyer me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme është vështirët të caktohet për shkak të llojeve të ndryshme të transportit, tha para BNR-së Ivan Dimov, këshilltar i Ministres së Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Mbetet në fuqi rekomandimi që të mos udhëtohet jashtë, me përjashtim të rasteve urgjente. Që të mund të përdorin fluturim humanitar shtetasit bullgarë duhet të vendosin kontakt me misionet diplomatike bullgare në botë, por duhet të ketë një numër të mjaftueshëm pasagjerësh që dëshirojnë të kthehen në Bullgari nga destinacioni përkatës, shtoi Dimov.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..