Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hiqet ndalesa për shëtitje në parqe dhe male

Parku natyror "Gurët blu" afër qytetit Sliven (Bullgari Juglindore)
Foto: BNR

Me urdhëresë të lëshuar më 1 maj Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev detyroi kryetarët e bashkive dhe prefektët të organizojnë vizitat e qytetarëve në të gjitha parqet kombëtare, male, pyje dhe të gjitha objektet natyrore, por pa përdorimin e transportit urban, teleferiqeve apo shtëpive turistike malore.

Bashkia e Kryeqytetit shpalli se që nga 3 maji mali Vitosha do të jetë i hapur për shëtitje dhe turizëm. Nga Bashkia kujtojnë se distanca prej 2,5 metrash vazhdon të jetë e detyrueshme, kurse maskat apo shallet duhet të vendosen në rast të komunikimit me njerëz të tjerë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..

botuar më 25-02-12 7.35.MD

Ministri i energjisë Zheço Stankov ftoi biznesin amerikan të investojë në energjinë bullgare

Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..

botuar më 25-02-12 5.59.MD

Qeveria miratoi një plan dhe itinerar për përfundimin e autostradës “Struma” deri në vitin 2031

Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...

botuar më 25-02-12 2.15.MD