Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat bullgare propozojnë masa suplementare në përkrahje të njerëzve të mbetur pa të ardhura në vend

A mbrohen të drejtat e punëtorëve dhe si sindikatat bullgare mundohen të ndihmojnë njerëzit të cilët kanë mbetur pa punë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme?

Prognozat për Bullgarinë parashikojnë rritje të papunësisë në vend nga 4.2% gjatë vitit 2019 deri më 6.2% gjatë vitit 2020. Të papunësuarit e rinj të regjistruar që nga fillimi i vitit janë mbi 60 mijë, nga të cilët rreth 48 mijë janë me të drejtë për kompensim, tregojnë të dhënat e Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Kurse sipas statistikës të Agjencisë së Punësimit vetëm gjatë muajit mars 38 800 veta kanë humbur punën e tyre, ku pjesa më e madhe prej tyre janë regjistruar në Zyrat e Punësimit, pas hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari më 13 mars. Po vihet re dhe një tendencë të shtimit të numrit të njerëzve me arsim të lartë që mbeten pa punë në sfondin e gjendjes së zakonshme të papunësisë në vend.

Prognozat e ekspertëve nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari tregojnë se, deri në fund të vitit numri i të papunëve do të rritet me akoma rreth 70 000 veta. Prandaj sindikata propozon disa masa shtesë për përkrahjen e më të prekurve nga kriza, të shkaktuar nga pandemia me Covid-19.  Mes tyre janë rritja e kompensimit ditor për papunësi të ngrirë gjatë viteve në 60% nga rroga minimale e punës ( me fjalë të tjera 17 leva në ditë në vend të 9 levave të tanishme), shtyrja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për periudhën e krizës, përkrahje për personat që vet-sigurohen të cilët janë me të ardhura të ulëta, si dhe leje pushimi për prindërit me fëmijë në moshën nën 14 vjeç e të tjera.

Sindikata tjetër me ndikim në Bullgari Konfederata e Punës “Podkrepa”, po kështu i propozoi qeverisë një paketë masash, të cilat të mund të shpëtojnë nga uria familjet e mbetura pa të ardhura:

“Masa e parë bazë është që buxheti i shtetit të mbulojë me kompensime të ardhurat e humbura të punës të punonjësve në këtë mënyrë - 100% nga rrogat deri më 800 leva, 80% nga rrogat deri më 1500 leva dhe 60% nga rrogat deri më 2500 leva - tha përpara Radio Bullgarisë ekspertja ekonomike e sindikatës Vanja Grigorova. -  Kjo është masa themelore dhe më e rëndësishme, e cila duhej të bëhej. Në vend të kësaj qeveria propozoi të paguhen 60% nga buxheti dhe 40% nga ana e firmave. Por, një pjesë e madhe nga punëdhënësit nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë, më në veçanti ndërmarrjet e vogla. Për llogari të kësaj, ndërmarrjet e mëdha do ta bëjnë. Ka dhe ndërmarrje të tjera, të cilat kurrë nuk do të kthehen për ndonjë lloje mbështetje buxhetore, që të mos hyjnë në sytë e institutit të sigurimeve shoqërore, inspektimit të punës dhe të tatimeve. Kurse kjo i privon punëtorët nga mbështetja, megjithëqë nuk kanë asnjë lloj faji për keqbesimin e punëdhënësve.”

Konfederata e Punës “Podkrepa” propozon dhe masë për njerëzit, të cilët nuk kanë të drejtë të përfitimeve, e përkatësisht një pagesë minimale të qëllimshme, kështu që të mund të shpëtojnë derisa të mund të fillojnë punë përsëri. Mes tyre janë njerëzit të cilët kanë punuar me kontratë civile, ata të cilët kanë punuar pa kontratë ose me rrogë, e cila nuk korrespondon me shumën e deklaruar. Qeveria propozoi dhe një ndihmë të njëhershme sociale për afro 200 euro për nënat ose prindërit të cilët janë me leje të papaguar, që sipas sindikatës janë krejtësisht të pamjaftueshme. Për të mbledhur fonde për të ndihmuar nevojtarët, duhet të ketë një taksim të shkallëzuar dhe taksë korporatave prej 40%, siç është në vendet e tjera evropiane, është kategorike Vanja Grigorova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD