Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Martina Bjanov - një infermiere bullgare në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit në Vjenë

Martina Bjanov nuk ka arritur të realizojë ëndrrën e saj të bëhet aktore, por jeta e vendos në skenën më të madhe - me heronj të vërtetë, historitë e të cilëve, mjerisht jo gjithmonë përfundojnë me një fund të lumtur.

Pasi e ka evituar takimin e vet me koronavirusin, ajo përsëri është në vijën e parë - aty, ku jep më shumë nga vetja e saj, pa u kursyer. Martina punon si infermiere në Vjenë në një nga pavijonet e specializuara përpara çdo një spitali, përmes të cilëve fillimisht kalojnë pacientët. Në vendin e saj të punës është e veshur me veshje mbrojtëse - por bile kjo nuk e ka mbrojtur nga Covid-19.

Por, për fat të mirë, e kalon karantinën dyjavore pa simptoma. Dhe derisa qëndron në shtëpinë e saj, ndjek situatën dhe tek ne.  

“Në Austri pajisja dhe baza janë shumë më të mira - thotë Martina. Por personeli mjekësor bullgar është shumë më i aftë. Bullgarët janë mësuar me stresin dhe me kushtet e punës – po flas për pajisjen, për instrumentet  për reagim të shpejtë, madje ambulancat, dhe nuk ka bazë për krahasim. Në qoftë se jam në ambulancën bullgare me ndonjë austriak, nuk jam e sigurt nëse ai do të mund t’i përballojë detyrat. Derisa ne jemi pak më kreativë”.

Martina tregon se në Austri u bëhen analiza vetëm njerëzve me simptoma dhe deri në këtë moment janë bërë rreth 200 mijë testime. Piku i infektimit tanimë është larguar, prandaj dhe që më datë 1 maj qeveria do të lehtësojë masat - do të hapen dyqanet e mëdha, shkollat, restorantet. Sipas fjalëve të saj, njerëzit respektojnë kufizimet e vendosura, mbajnë maskat e tyre dhe gëzojnë se mund të dalin jashtë. Dhe pavarësisht se partitë opozitare e akuzuan kryeministrin Sebastian Kurc në një mbjellje të qëllimshme të frikës sa i përket koronavirusit, Martina është kategorike se nga ana e pushtetit asnjëherë nuk ka dëgjuar paralajmërime për një tmerr të pritur dhe thasë me kufoma, si terminologjia e cila përdoret tek ne.

Si nxënëse Martina ka shkuar në shkollën eksperimentale teatrale “4xC” të regjisorit Nikollaj Gjeorgjiev dhe ka ëndërruar për skenën, por një kurs veror në gjuhën gjermane në Austri e ka ndërruar drejtimin e jetës së saj. Në universitet ajo u njoh me burrin e saj të ardhshëm i cili është ndihmës mjek, kurse më vonë u regjistrua në shkollën për infermiere.Sot ajo punon me njerëz me të meta të rënda fizike dhe psikike, është në detyrë në pavijonin përpara spitalit Rudolfstiftung Clinic Vienna, udhëton me ambulancën e “Ndihmës Urgjente”.

“Më përpara e kisha shumë të vështirë dhe madje doja që të jepja mësime në Akademinë Teatrale - kujtohet  Martina Bjanov. Por, që nga momenti në të cilin hyra në spital dhe fillova të merrem me pacientët, nuk më vjen keq më  dhe dua që akoma të zhvillohem në këtë drejtim. Duket se përpara viteve ka qenë koha për atë ëndërr të cilën e kam pasur, kurse tani është koha për diçka tjetër.Tani unë ëndërroj të mund të hyjë në misionin “Mjekë pa kufij” -vetëm të rritet edhe pak vajza ime. I kam dorëzuar dokumentet dhe po pres përgjigje, nëse do të më aprovojnë dhe mund të marrë përsipër ndonjë mision”.

Dhe derisa pret të vijë koha e ëndrrës së saj të re, po vë re sesi njerëzit ndryshojnë drejt më së mirës dhe shpreson se do të dalim nga sprova me mësime nga jeta.

“Ka egoistë të plotë, të cilët thonë - unë jam i shëndetshëm, kam ushqim dhe asgjë tjetër nuk më intereson - vazhdon Martina Bjanov. Por pjesa dërmuese e njerëzve përpiqen t’i bëjnë pazar ndonjë njeriu të moshuar, të thërrasin ndihmën urgjente në rrugë, në qoftë se ndonjëri lëndohet. Më duket se sikur filluam të kujdesemi më shumë njëri për tjetrin, më në veçanti njerëzit e rinj. Unë kam praktikantë dhe ata më pyesin nëse mundet të vonohen për punë, sepse me shokë të tjerë janë organizuar t’u shpërndajnë ushqim njerëzve të moshuar nga lagjja. Kuptohet se mundet - dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Po mendoj se gjërat po shkojnë drejt më së mirës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA, APA, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD
Darena Gesheva me bashkëshortin e saj Krikor, gjithashtu anestezist

Darena Gesheva dhe jeta e saj e denjë për një roman aventuresk

Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..

botuar më 24-06-05 7.30.PD

Cveti dhe buajt e saj "të lumtur" të racës bullgare murra

Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..

botuar më 24-05-30 7.30.PD