Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë në Bullgari filloi mjekimi i Covid-19 me plazmë gjaku

Foto: arkiv

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar 51 raste të infeksionit të koronavirusit nga 1156 testimet e zhvilluara PCR. Këtë e bëri të ditur shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski në briefingun e rregullt në orën 08.00 të mëngjesit.

1488 është numri total i të infektuarve. Rastet aktive të sëmundjes janë 1 157. 310 prej tyre janë vendosur në spital. Në repartet intensive ka 38 veta. Të shëruarit deri tani janë 266. Të vdekurit - 65.

Ditën e martë, më 29 prill, për herë të parë në Akademinë Ushtarake-Mjekësore ishte marrë plazmë gjaku nga të sëmurët që tashmë kanë antitrupa, që të kryhet transfuzion gjaku tek një pacient i sëmurë rëndë me qëllim mjekimin e infeksionit të koronavirusit. Këtë mëngjes i sëmuri është në gjendje të mirë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD