Komisioni Evropian (KE) bëri të ditur se e çliron përkohshëm Bullgarinë nga një pjesë e kufizimeve për transportuesit.
Vendimi është në përgjigje të kërkesës së vendit tonë për të marrë mundësi për më shumë zhdërvjelltësi sa i përket kohës së ngasjes së automjeteve, afateve të pushimit dhe pushimit gjatë procesit të punës, që të mund të transportohen mallrat në kushtet e epidemisë. Me vendimin e vet Komisioni i lejon shoferët e kamionëve dhe maunave të punojnë përkohshëm nja 11 orë në ditë.
Deri në pesë orë e gjysmë rritet afati maksimal i ngasjes së automjetit, pas së cilës duhet të ketë një pushim prej 45 minutash.
Lejohet gjithashtu që shoferi të përdorë pushimin e tij javor në automjet, në rast se ai disponon kushtet e domosdoshme për të fjetur.Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..
"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja..
Në një takim të përbashkët të Byrosë Qendrore Operacionale dhe Grupit Parlamentar të partisë DPS-DPS rreth kryetarit nderi Ahmed Dogan, u vendos që..
Përfaqësues të tre fondeve kryesore botërore, të cilët kanë një interes të jashtëzakonshëm për krijimin e qendrave të mëdha të të dhënave në vendin tonë,..