Pandemia tregon sa i rëndësishëm është solidariteti në kundërvënien e kërcënimit dhe sa i domosdoshëm është bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet shteteve. Në kushtet e krizës së Covid-19 Bullgaria dhe Turqia si fqinjë të mirë demonstruan bashkëpunim të jashtëzakonshëm në situatën e jashtëzakonshme. Këtë e tha në intervistë për “Radio Bullgarinë” ambasadorja e Turqisë në Bullgari Aylin Sekizkök.
Ajo nënvizoi zgjidhjen e suksesshme të problemeve me lëvizjen e maunave mes shteteve dhe ruajtjen e zinxhirit të furnizimeve.
“Bullgaria bëri përjashtim, duke lejuar kalimin transit të qindra mijë shtetasve turq të detyruar të kthehen nga Evropa për shkak të krizës me koronavirusin dhe Turqia është mirënjohëse për këtë”, nënvizoi zonja Sekizkök.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..