Miratimi i veprimeve të qeverisë bullgare në kushtet e pandemisë po mbetet, por ka njëfarë uljeje në krahasim me atë në fillim të gjendjes së jashtëzakonshme. Shumica e bullgarëve mendojnë se vendi ynë përballet mirë në kushtet e krizës, duke pasur parasysh nivelin e ulët të të infektuarve. Përqindja e njerëzve që kanë frikë nga koronavirusi ulet 7% deri në 57% ,në krahasim me muajin mars. Kanë panik 24% e të anketuarve. 6% deri në 18% është rritur përqindja e atyre që e konsiderojnë situatën si "tepër të zhurmshme", tregojnë të dhënat e një studimi të “Gallup International”, zhvilluar nga 21 deri në 23 prill.
Ndalesa e udhëtimeve mes qyteteve nuk përkrahet nga 53% e bullgarëve, kundrejt 40% muajin e kaluar. Ka kritikë serioze edhe kundër mbylljes së parqeve: 59% janë “kundër”, 39% janë “pro”, të tjerët nuk kanë mendim.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..