Dy ekipe ne Akademinë Bullgare të Shkencave kërkojnë medikament kundër koronavirusit. Njëri ekip përpunon terapi, kurse tjetri – vaksinë, tha udhëheqësi i shtabit kombëtar të krizës gjen. major prof. Vencisllav Mutafçijski. Puna e tyre është ende në një etapë fillestare.
Nga shtabi shpjeguan se tani për tani mjekimi përmes plazmës së gjakut është shumë i vështirë. Për të krijuar një bankë për plazmë gjaku ka nevojë për 2500-5000 dhurues gjaku. Duke pasur parasysh numrin e pacientëve tashmë të shëruar në Bullgari kjo është e pamundshme. Por autoritetet shëndetësore kanë gatishmëri të përdorin edhe këtë metodë në të ardhmen.
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..