Parlamenti turk feston 100 vjet nga themelimi i vet
Në Ditën e Sovranitetit Kombëtar – 23 prill, Parlamenti në Turqi shënon përvjetorin e 100 të themelimit të vet. Për shkak të pandemisë së Covid-19 organi legjislativ shtyu një sërë ngjarjesh të lidhura me përvjetorin e tij. Festat janë përqendruar te fëmijët, sepse Kryetari i parë i Parlamentit Kemal Atatürk, ua ka kushtuar Ditën e Sovranitetit pikërisht fëmijëve, si e ardhmja e kombit. Kuvendi i Madh Kombëtar ka pasur seancë për herë të parë në vitin 1920 në Ankara gjatë luftës për pavarësi, që të vendosen themelet e republikës së pavarur, mondane dhe moderne.
Vikari i Patrikut serb është i sëmurë nga koronavirusi
Agjencia shtetërore Tanjug bëri të ditur se Peshkopi Stefan, i cili është Vikari i Patrikut të Kishës Ortodokse Serbe, është i infektuar me koronavirus. Vetë Patriku Irinej është testuar për Covid-19 dhe ka rezultuar negativ. Ditën e diel Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lončar bëri të ditur se viktimat e virusit në Serbi janë 134. Nga gjithsej 7114 të infektuar, 1025 janë shëruar.
U hoq ndalesa më e vazhdueshme për lëvizje në Maqedoninë e Veriut
Ditën e diel në mëngjes në Maqedoninë e Veriut u hoq ndalesa më e vazhdueshme deri tani për lëvizje në territorin e vendit, e cila vazhdoi 85 orë pas shpalljes së saj të premten pasdreke. Ora policore vazhdon të jetë në fuqi nga ora 16.00 deri në orën 05.00 të nesërmen. Gjatë këtij intervali kohor mund të lëvizin vetëm qytetarë, të cilët kanë angazhime pune dhe disponojnë autorizimin e domosdoshëm. Kryeministri Oliver Spasovski shpalli se është duke punuar mbi një plan për lehtësimin gradual të masave kufizuese që nga 1 maji.
Greqia transporton migrantët nga ishujt
Rreth 1500 migrantë në kampin “Moria” në ishullin Lesbos do të transportohen këto ditë në pjesën kontinentale të Greqisë. Transferimi i tyre është pjesë e planeve të autoriteteve greke për pakësimin e tensionit në qendrat e mbushura me imigrantë në Ishujt e Egjeut Lindor. Në kuadrin e dy javëve numri i të transportuarve do të arrijë afro 2400 veta. Nga dega greke e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit komentuan se në sfondin e pandemisë së koronavirusit pakësimi i numrit të migrantëve në ishuj është “më urgjent se kurrë”.
BE-ja i dhuroi Shqipërisë 20 000 teste për Covid-19
BE-ja i ka dhuruar Shqipërisë 20 000 teste për Covid-19. Këtë e deklaroi i dërguari i Brukselit në Tiranë Luigi Soreca. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri në fund të javës së kaluar në vend ka pasur 609 të infektuar me Covid-19, 345 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 26 të tjerë kanë vdekur.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..