Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6.5 për qind më shumë raste të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit

Gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski
Foto: Këshilli i Ministrave

66 janë rastet e reja të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 29 prej personave të infektuar janë vendosur në spitale. Në Sofje ka 22 raste, në Pleven – 13, në Sliven – 5, në Veliko Tërnovo – 5, ka nga 4 në Plovdiv, Pazarxhik dhe Kjustendill, 3 në Lloveç. Këtë e bëri të ditur Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski.

Numri total i rasteve të Covid-19 në Bullgari është 1081. 841 prej personave të prekur janë me simptoma të shfaqura. Të vendosurit në spital janë 262 veta. Në repartin intensiv ka 37. Të vdekurit tashmë janë 50, ose 4.3 për qind. Të shëruarit 190, 16 prej të cilëve janë raste të reja.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ramadan Atallaj

Ramadan Atallaj bëri thirrje për unitet në DPS

Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj,  bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..

botuar më 24-07-04 11.36.PD
Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD