Ministri i Shëndetësisë Krill Ananiev anuloi urdhrin për hyrjen dhe daljen e automjeteve personale nga Sofja nga ora 06.00 deri në orën 09.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00.
Që nga sot, 21 prilli, qytetarët, të cilët shkojnë dhe kthehen nga puna me automobil personal, mund të hyjnë dhe të dalin nga kryeqyteti në çdo orë pasi paraqitin një deklaratë, ku është shënuar vendi i punës dhe numri i telefonit i punëdhënësit. Ndryshimi i regjimit të kalimit përmes postblloqeve të Sofjes u shpall pasi qindra kryeqytetas prisnin me orë dhe u vonuan për punë.Ditën e martë, në orën dhjetë në postblloqet e Sofjes ende kishte radhë automjetesh të gjata disa kilometra.
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Sot është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e Termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, TEC “ContourGlobal Maritsa East..