Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e shëndetësisë do të blejë dy helikopterë për ndihmë urgjente mjekësore

Zv.Ministrja Denica Nikollova
Foto: BTA

Lidhur me ridrejtimin e fondeve evropiane me vlerë 20 mln. euro nga Programi “Regjionet në Rritje” për kundërvënien  e koronavirusit dhe pasojave të epidemisë, para BNR Zv.Ministrja e zhvillimit regjional Denica Nijkollova shpjegoi se me to Ministria e Shëndetësisë do të blejë 317 aparate për ventilim të mushkërive, 72 mijë teste, 105 mijë teste të shpejta, mjete laboratorike të konsumit dhe maska.

Po përgatitet dhe procedurë për blerjen e dy helikopterëve për raste urgjente mjekësore. Drejtimi mjeteve për këto nevoja të sistemit tonë të shëndetësisë nuk do të ndikojë realizimin e projekteve në kuadrin e programit “Regjionet në Rritje” , të cilat tashmë kanë filluar, shpjegoi Nikollova. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta e heshtur para godinës së Spitalit Shtetëror Psikiatrik në Carev Brod, rajoni i Shumenit

Kujdesi psikiatrik në Bullgari mbështetet nga 572 specialistë

Punëtorët në spitalet psikiatrike shtetërore kanë hyrë në grevë duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune, duke përfshirë mbrojtjen e duhur të vendit të punës, pasi punojnë me pacientë të rrezikshëm. Specialistët e rinj po ikin sepse nuk..

botuar më 25-03-19 3.26.MD

Bullgaria është e gatshme të ofrojë ndihmë të re për Maqedoninë e Veriut

Qeveria bullgare mbetet e gatshme të ofrojë ndihmë shtesë për miqtë dhe fqinjët e saj nëse ata kanë nevojë në këtë kohë të vështirë. Këtë ia ka siguruar ministri i jashtëm Georg Georgiev homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, i cili ishte në..

botuar më 25-03-19 8.47.PD

Një formacion ushtarak bullgar niset për të marrë pjesë në forcën stabilizuese të NATO-s në Kosovë

Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill..

botuar më 25-03-19 5.55.PD