Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Bullari është 856 veta. Rastet aktive janë 671. Rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë 40. 16 prej tyre janë vendosur në spital. Rritja në krahasim me ditën e djeshme është 4.8 për qind. Nga të infektuarit e rinj 15 janë në Sofje, 9 në Vidin, 5 në Stara Zagora, 4 në Burgas, 3 në Haskovo, nga një në Bllagoevgrad, Gabrovo, Ruse dhe Sliven. Ndër ta ka një foshnjë dy mujore në Burgas dhe një fëmijë 9 vjeç nga Paniçerevo.
69 punonjës mjekësorë janë infektuar me Covid-19, ose 8% e të gjithë të infektuarve. Ndër ta nuk ka të sëmurë në gjendje të rëndë.
Në qytetin Vidin (Bullgari Veriperëndimore) pranë lumit Danub nuk mjafton personeli mjekësor dhe një pjesë prej pacientëve i drejtohen qytetit Llom.
Pacientët e shëruar janë 153, ose 17.7% e të infektuarve.
Sofja mbetet qyteti me më shumë të infektuar me Covid-19 – gjithsej 510.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski deklaroi se Bullgaria tashmë disponon një plan për dobësimin e masave, duke u ndjekur situata në mbarë botën.Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..
Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj, bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..
Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..
Njësia 6 e Termocentralit Bërthamor “Kozlloduj” u lidh me sistemin kombëtar të energjisë elektrike më 8 korrik pas orës 9 të mëngjesit. Puna e reaktorit..
Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat..
Në mënyrë unike është gjetur se si të financohet gabimisht çdo sektor në kulturë. Krijuesit aktualisht punojnë si fabrikat dhe në vend që të krijojnë..