Eurodeputeti bullgar Angell Xhambazki e akuzoi Bashkimin Evropian për hipokrizi për shkak të pakos “Mobilitet”. Në një sesion të Parlamentit Evropian për shqyrtimin e masave kundër Covid-19 ai deklaroi se qindra mijëra shoferë – bullgarë, polakë, rumunë dhe çekë, shpëtojnë jetën e njerëzve në Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë (Niderlandë). Tani ata janë mirëseardhur. Tani nuk i dëbojnë. Tani nuk ka pako “Mobilitet”. Tani ata punojnë nga 12 orë, flenë në kabina dhe nuk i dërgojnë në vendet e tyre të lindjes. Por pas krizës Brukseli do që 200 000 veta të mbeten pa punë. Xhambazki e akuzoi Komisionin Evropian se reaksioni i tij kundër koronavirusit është i vonuar dhe kjo ka çuar në marrjen e të gjitha këtyre masave kombëtare dhe mbylljen e kufijve.
Ne dënojmë kategorikisht sulmet e vazhdueshme raketore të Iranit kundër Izraelit, mbështesim stabilitetin dhe sigurinë rajonale të shtetit të Izraelit, thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të ngarkuar në rrjetin “X”. Për..
Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..
80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..