Pa besimtarë në kishat me rastin e Pashkëve
Mali i Zi ndaloi grumbullimin e njerëzve në kohën e Pashkëve.
Autoritetet në Beograd hodhën poshtë kërkesën e Patrikanës së Serbisë të lejohet që besimtarët të asistojnë në liturgjitë me rastin e Pashkëve. Epidemiologu serb Predrag Kon komentoi, se kërkesa e kishës “minon të gjitha masat e Serbisë në mbrojtjen e jetës së njerëzve”. Në Serbi vendoset orë policore nga 17 prilli, E Premtja e Madhe, në orën 17 deri më 21 prill – Ngjalljen e tretë të Krishtit.
Në Maqedoninë e Veriut u vendos orë policore dhe ndalesë që njerëzit të frekuentojnë liturgjitë. Në këtë vend ora e vendosur policore është nga 16 prilli – E Ënjta e Madhe deri më 21 prill.
Liturgjitë gjatë Javës së Madhe dhe të Pashkëve në Greqi kryhen me dyer të mbyllur pa praninë e besimtarëve.
Në Bullgari megjithëqë kishat mbeten të hapura Sinodi i Shenjtë dhe Shtabi Operativ për luftimin e Covid-19 bënë thirrje që njerëzit të mbeten në shtëpi.
Kufizime të pjesshme të besimtarëve në Turqi gjatë Ramazanit
Kreshma gjatë muajit të shenjtë për myslimanët Ramazan nuk përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit. Prandaj ai nuk duhet të shtyhet, vendosi Drejtoria e Çështjeve Fetare e Turqisë – Dijanet. U saktësua se lutje në masë nuk do të ketë në se epidemia e koronavirusit do të vazhdojë. Xhamitë mbeten të hapur për frekuentim. Muaji i shenjtë Ramazan zgjatet nga mbrëmja e 23 prillit deri më 23 maj.
Diskutime në Rumani rreth zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme
Liderët e partive Aleancë e Liberalëve dhe Demokratëve dhe Pro Rumani, zotërinjtë Kalin Popesku Tariçanu dhe Viktor Ponta, deklaruan paraprakisht se në parlament do të votojnë kundër dekretit të presidentit Klaus Johanis për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me akoma 30 ditë. Sipas opozitës nuk duhet të paralizohet ekonomia e mbarë vendit. Kriza e pandemisë në Rumani filloi në sfondin e borxhit të jashtëm të vendit nga më se 100 miliard euro, 40 për qind prej të cilave janë borxh shtetëror, dhe të deficitit të madh buxhetor, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare të Rumanisë.
NATO-ja do të luftojë lajmet e rreme në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi
NATO-ja formon ekip për luftimin e kërcënimeve hibride në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Shkaku janë lajmet e rreme dhe dezinformatat nga Rusia dhe Kina në kohën e krizës me koronavirusin. Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në NATO Kej Bejli Hitçinsën tha, se Aleanca pret nga Shkupi informacion suplementar për formimin e ekipit qëllimi i të cilit do të jetë të përgatitë mediat në vend si t’u reagojnë dezinformatave nga ana e Moskës.
Covid-19 uli krimet e lidhura me shitjen dhe trafikimin e drogës
Mbyllja e kufijve dhe kontrolli i përforcuar ulën krimet e lidhura me shitjet dhe trafikimin e drogës. Gazeta “Pobieda” e cila del në Podgoricë iu referua dikastereve të sigurisë, sipas të cilave kanalet e zakonshme për transportimin e heroinës kalojnë përmes Turqisë, ndërsa e kokainës vijnë nga Amerika e Jugut. Shitja e narkotikëve në rrugë gjithashtu u ul deri në minimum për shkak të ndalimit të daljes përjashta.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..