Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari për sociologjinë ekonomike dhe krizën

Foto: BGNES

Këto ditë të krizës së rëndë të koronavirusit u përhapën shumë studime sociologjike për opinionin publik të bullgarëve për situatën e tanishme. Në plan të parë janë çështjet të cilat u përkasin problemeve shëndetësore dhe masave të autoriteteve për kufizimin e perimetrit dhe zbutjen e goditjeve të Covid-19.

Njerëzit shqetësohen si për shëndetin, ashtu dhe për punën dhe të ardhurat e veta, si dhe për mundësinë për të pasur një jetë normale. Megjithë problemet dhe mungesën e komoditetit mbi ¾ prej qytetarëve i miratojnë masat kundërepidemike, vë në dukje një sondazh i “Gallup International”.

Shumica dërmuese e bullgarëve mendojnë se ekonomia po hyn në një periudhë të vështirësive dhe do të ketë dukuri negative, si papunësi, ulje e të ardhurave, vështirësi në sigurimin e mallrave dhe shërbimeve të domosdoshme në jetën tonë të përditshme, mungesë ilaçesh etj.Tensioni u rrit edhe më shumë pasi Banka Botërore bëri të ditur se sivjet ulja e ekonomisë bullgare do të jetë 3.7%.Një studim i “Trend” tregon nivele të larta të shqetësimit për pasojat sociale dhe ekonomike për shkak të situatës së Covid-19. Në vend të parë është frika e njerëzve nga papunësia.

Këtë e ripohoi dhe vetë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva, duke thënë se që nga fillimi i krizës deri në fund të javës së kaluar janë regjistruar akoma 72 000 të papunë, ndërsa në zyrat e punësimit regjistrohen çdo ditë nga 4000 mijë të papunë.

Google llogariti se udhëtimet deri në vendin e punës janë pakësuar 29%. Sipas sondazhit të “Trend” vetëm 25% e të anketuarve nuk presin që kriza ta prekë punën e tyre. I njëjti studim tregon se 43% presin që të ardhurat e tyre të ulen për shkak të Covid-19.

Të ngjashme janë edhe konkluzionet e agjencisë “Gallup International”, sipas së cilës mbi 1/3 prej bullgarëve presin pakësim të të ardhurave të tyre pas shpalljes së masave të jashtëzakonshme. Afro ¼ presin që kjo të ndodhë shumë shpejt.

Këto tendenca ripohohen gjithashtu nga agjencia sociologjike “Afis”, sipas së cilës 31% e bullgarëve kanë qëndrime negative në krizën e tanishme dhe presin të humbasin një përqindje të madhe prej të ardhurave të tyre. 37% mendojnë se do të varfërohen pjesërisht, ndërsa vetëm 32% mendojnë se të ardhurat e tyre nuk do të ndryshojnë.

Sondazhe sociologjike zhvillojnë edhe organizatat e punëdhënësve dhe ato sindikaliste, madje Fakulteti i Filozofisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Një studim i Dhomës Ekonomike Bullgare tregoi se vetëm 8% e punëdhënësve janë të prirë për të përfituar nga masa “60/40”, e cila është instrumenti kryesor në luftimin e papunësisë. Sipas saj shteti duhet të paguajë 60% të pagave dhe kontributet e sigurimeve shoqërore të nëpunësve të firmave të prekura nga kriza. Në fund të javës së kaluar vetëm 2016 ndërmarrje me 30 000 nëpunës nga mbi 300 000 firma në vend kishin shfaqur interes ndaj këtij plani.

Një studim i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura ripohon një tendencë sipas së cilës 78% e firmave të prekura nga kriza u japin punëtorëve të tyre leje me pagesë, 12% - leje pa pagesë, ndërsa 13% shkurtojnë personelin e vet. Shuma është mbi 100 sepse gjatë studimit disa prej pyetjeve kanë marrë mbi një përgjigje. Sindikatat mendojnë se pa punë deri në fund të vitit do të mbeten 300 000 bullgarë nga të gjithë 2 320 000 të punësuarit në vend. Sipas studimeve të Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit të Sofjes 73.2% prej të anketuarve kanë pritje për disfatë ekonomike dhe financiare në plan botëror.

Gjendja e rëndë në mbarë botën u ripohua edhe nga drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) – bullgarja Kristalina Georgieva, sipas së cilës pandemia globale e koronavirusit shkakton një krizë shumë të madhe ekonomike.

Ajo paralajmëroi se rritja globale do të jetë negative gjatë 2020-ës dhe shtoi se në 170 nga 180 vendet anëtare të FMN-së do të ketë ulje të të ardhurave për frymë të popullsisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD