Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpenzimet e bullgarëve shtohen

Foto: arkiv

Në periudhën e viteve 2010 – 2019 më se dy herë u rritën shpenzimet e bullgarëve për shëndetësi dhe për transport. U trefishuan shpenzimet për tatimet dhe për sigurimet sociale. Këtë e tregon statistika kombëtare. Vjet mesatarisht për frymë të familjes tatimet dhe sigurimet sociale kushtuan 410 euro gjë që përbën një rritje me 11 për qind në krahasim me vitin 2018. Mesatarisht çdo bullgar gjatë vitit 2019 harxhoi 193 për shëndetësi. Në krahasim me vitin 2018 kjo përbën rritje me 23.3 për qind. 1/3 nga të ardhurat e familjeve u harxhuan për ushqim.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD

Sipas një burimi nga parlamenti, negociatat për formimin e qeverisë janë rinovuar

GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..

botuar më 25-01-08 11.47.PD