661 janë rastet e Covid-19 në Bullgari sipas të dhënave të Shtabit Operativ Kombëtar. Ditën e 11 prillit u konfirmuan 13 raste të reja, prej të cilëve 10 janë në krahinën e Sofjes dhe 3 në krahinën e qytetit Kjustendill. 230 persona me Covid-19 ndodhen në spital, 35 prej të cilëve janë në repartet intensive. Pas dy rasteve të vdekjes më 11 prill të vdekurit bëhen 28. Të shëruarit janë 62.
Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bënë apel që ai i cili ka mundësi të mbetet në shtëpi javën e ardhshme. Mjekët theksojnë se afro një muaji pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme rezultatet e luftimit të koronavirusit në Bullgari janë të dukshme dhe përpjekjet nuk duhet të mbeten të pakuptim. Për të ndaluar përhapjen e sëmundjes kontrollohen të gjitha tregjet e hapura në mbarë vendin. Në kryeqytet u mbyll tregu më i madh në të hapur për shkak të mosrespektimit të masave kundër epidemisë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..