Më 10 prill mbushen 41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar. Në këtë datë në vitin 1979 në orën 20:30 sipas orës lokale të Moskës është lëshuar në orbitën e Tokës anija kozmike “Sojuz-33” me ekuipazh ndërkombëtar – komandanti rus Nikollaj Rukavishnikov dhe studiuesi bullgar Georgi Ivanov. Fluturimi i tyre ka vazhduar 1 ditë, 23 orë dhe 1 minuta dhe pas 31 rrotullimeve rreth tokës anija është zbritur në 340 km. nga Dxhezkazgani i Kazakistanit.
"Më kujtohet çdo gjë. Në ditën kur nisëm nga Bajkonuri, akoma në mëngjes filluam përgatitjen për të ngjitur në anije. Para kësaj zhvillova përgatitje në vazhdim të një viti në qendrën e trajnimeve “Jurij Gagarin” në “Qytezën e Yjeve”, e cila përfshinte stërvitje, studimin e anijes dhe stacionit dhe në fund 10 ditë para fluturimit mora pjesë në një trajnim në Bajkonur “ – janë fjalët e kosmonautit bullgar para Radio Bullgarisë.
Më shumë për historinë e fluturimit dhe përgatitjes së tij, ju ftojmë të mësoni këtu.
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..