Kuvendi Popullor miratoi ndryshimet në ligjin për buxhetin shtetëror dhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Janë siguruar mjete për luftën kundër COVID-19, janë korrigjuar dhe masat e pushtetit ekzekutiv në kushtet e krizës.
Aktualizimi i buxhetit për këtë viti bën të mundshme marrjen e borxhit më të madh të jashtëm me vlerë deri më 5,11 mlrd. euro për tërë vitin 2020. Siç insistonte ministri i financave Vlladisllav Goranov, ishte hedhur poshtë ideja për marrjen e borxhit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sepse ekzistojnë mundësi për kredi me kushte më të favorshme nga institucione të tjera financiare dhe për emetimin e letrave me vlerë. Aktualizimi i buxhetit shtetëror ishte provokuar nga pritjet për pakësimin e konsumit të brendshëm në vend, për probleme në eksport dhe import dhe për punësim më të ulët. Qeveritarët mendojnë se ekonomia mund të tkurret 3% në bazë vetore, deficiti buxhetor mund të bëhet 1,75 mlrd. euro, kurse papunësia të tejkalojë 6%.
Me ndryshimet në Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme ishin pakësuar në mënyrë drastike sanksionet për mosrespektimin e masave kundër epidemisë me përjashtim të këtyre për shkeljen e regjimit të karantinës. Për shembull për shëtitje në park shkelësi i ndalimit do të paguajë gjobë 150 euro në vend të 2500 eurove të parashikuara deri tani. Në se shkelja e kësaj mase përsëritet, atëherë gjoba bëhet 500 euro. Ishte pasqyruar dhe dëshira e biznesit për ndryshim të mekanizmit të financimit shtetëror për ndërmarrjet e prekura nga kriza (kjo masë është e njohur me emrin 60/40). Përveç se shteti do të mbulojë 60% prej pagave të punëtorëve, ai do të marrë përsipër dhe 60% prej kontributeve të sigurimit. Kapitali i aksionarëve të Bankës Bullgare për Zhvillim rritet me 350 mln. euro dhe këto mjete do të përdoren për garantimin e kredive, të cilat ajo do të lëshojë. Kështu ndihma shtetërore e siguruar për biznesin me anë të kësaj banke do të do të jetë 700 mln. euro. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mund të marrin kredi pa interes deri më 50 mijë euro. Të gjithë njerëzit që marrin pagesa të papunësisë, do të mund të lidhin kontrata për punë sezonale në bujqësi, pa humbur mundësinë të përdorin mjetet e ofruara nga Fondi i Papunësisë. Derisa nuk përfundon gjendja e jashtëzakonshme partitë mbeten pa subvencion shtetëror.
Sot Fletorja Zyrtare publikoi vendimin e Kuvendit Popullor të marrë në përputhje me propozimin e Këshillit të Ministrave, për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari deri më 13 maj 2020.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..