Kryeministri Bojko Borisov përshëndeti punonjësit shëndetësorë me rastin e festës së tyre profesionale 7 prillit. Në rrjetet sociale ai shkroi, se luftimi kundër COVID-19 nuk ka nevojë për sulmues, sepse të gjithë janë mbrojtës. Respektoj çdo shtetas bullgar dhe do të vazhdojë të luftojë për shëndetin e secilit. Nuk do të jem njeriu, i cili do të shndërrojë shtetin në morg. Refuzoj të jem ai i cili vendos kush të marrë frymën dhe kush jo. Preferoj të duroj të gjitha kritikat për masat shtrënguese, të përjetojmë një sërë vështirësish, por të mbetemi gjallë. Sepse shteti jemi të gjithë ne dhe çdo jetë është e paçmueshme. Kjo është dhe do të vazhdojë të jetë filozofia jonë, përgjithëson zoti Borisov.
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...