Rastet e ripohuara të koronavirusit në Bullgari janë 522, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar. Të shëruarit janë 37. Ndër ta ka 3 raste të reja. Të vdekurit gjatë 24 orëve të fundit janë 4. Gjithsej 18 janë pacientët e vdekur deri tani. Mosha mesatare e të sëmurëve është 46 vjet e gjysmë, ndërsa ajo e të vdekurve – 65 vjeç. 57 për qind e të infektuarve janë meshkuj – 299 veta, përkatësisht femrat janë 43 për qind – gjithsej 223. Pacienti më i ri është 1 vjeçar, ndërsa ai më i moshuar – 86 vjeç. Tashmë ka 23 punonjës mjekësorë të infektuar me COVID-19. Policët e infektuar janë 8 – të gjithë janë në gjendje të mirë dhe mjekohen në shtëpi.
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..