Fushatat bamirëse në Turqi shkaktuan tension politik
Mediat në Turqi njoftojnë se në këtë moment kritik të luftimit të koronavirusit vëzhgohet një tension shqetësues politik rreth disa fushatave bamirëse. Ministria e Punëve të Brendshme ka bllokuar fushatat bamirëse të organizuara nga Partia Republikane Popullore në opozitë. Sipas gazetës “Karar” vendimi i Ministrisë shtron çështjen nëse në një moment të tillë duhet të ketë polarizim dhe propozon që të gjithë të përqendrohen tek puna e përbashkët kundër pandemisë së koronavirusit. Gazeta në opozitë “Sözcü” pohon se ndalesa nuk u përket bashkive të kontrolluara nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit. Fushata e shpallur nga Presidenti Erdogan “Ne jemi vetëmjaftues, Turqia” po vazhdon “me tërë fuqinë “, shkruan gazeta “Milliyet”.
Kisha greke do t’i festojë Pashkët me dyer të mbyllura
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Greke bëri të ditur se tempujt e saj do të mbeten të mbyllur gjatë festave të Pashkëve për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sinodi u bëri ftesë besimtarëve për t’u lutur në shtëpi dhe i siguroi se “do të transmetojë Liturgjinë e Shenjtë me mjetet e teknologjive të reja” Në Greqi, ku 90 për qind e popullsisë janë të krishterë ortodoksë, para dy javësh qeveria mori vendim për ndalimin e të gjitha shërbesave dhe ceremonive fetare në të gjitha kishat, me përjashtim të ceremonive funerale.
Shqipëria po i vazhdon masat kufizuese deri në fund të pandemisë
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri të ditur se shkollat, kafenetë, restorantet dhe lokale të tjera publike në vend do të mbeten të mbyllura, ndërsa kufizimet e veprimtarive sociale dhe ekonomike zgjaten deri në fund të epidemisë së koronavirusit. Kufijtë e Shqipërisë vazhdojnë të jenë të mbyllur për shtetasit e huaj, ka orë policore në vazhdim të 16 orëve dhe ndalesë 40 orëshe të daljeve në fundjavë.
Pritet kufizim i epidemisë së koronavirusit në Serbi pas Pashkëve
Sipas epidemiologut Branislav Tiodoroviç epidemia e koronavirusit në Serbi do të kufizohet pas Pashkëve. Tiodoroviç u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për disiplinë të rreptë dhe rikujtoi se serbët duhet të mësohen nga shembulli i keq në Itali dhe Spanjë. Sipas tij të moshuarit janë më të përgjegjshëm sesa të rinjtë të cilët janë “tepër të lirë”. Epidemiologu mendon se sistemi i shëndetësisë në vend është absolutisht i përgatitur për kulmin e epidemisë.
Situatë dramatike për shkak të COVID-19 ndër punonjësit mjekësorë në Rumani
Gazeta “Gândul” shkruan se 357 punonjës mjekësorë rumunë janë diagnostikuar me COVID-19. Nga personeli i infektuar spitalor ka 99 mjekë, 127 infermiere, 35 sanitarë, 11 pastrues dhe 85 veta nga personeli ndihmës. Gazeta “Adevârul” njofton se menaxhimi i spitalit në Suceava ka dhënë dorëheqje, pasi u ripohua se 200 punonjës mjekësorë në spital janë infektuar dhe 30 pacientë, të cilët mjekoheshin në spital, kanë vdekur nga COVID-19. ¼ prej rasteve të infektimit në Rumani janë pikërisht në këtë rajon.
Humor gjatë kohës së koronavirusit në një muze në Slloveni
Muzeu etnografik slloven ka në plan të grumbullojë një koleksion prej anekdotash, të cilat u përhapën në rrjetet sociale pas aplikimit të masave të jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së koronavirusit, bëri të ditur agjencia Tanjug. Pas përfundimit të epidemisë muzeu do të publikojë koleksionin si një dëshmi e karakterit të fortë të kombit në momente të rënda. Psikologët janë të bindur se anekdotat mund të përdoren si ilaçe në gjendje shqetësimi, i qetësojnë dhe i afrojnë njerëzit në situata stresi. Mirëpo, psikologja Jana Strizha komentoi se “humori është një mekanizëm mbrojtës dhe mjet për përballimin e stresit me kusht se nuk është ofendues dhe agresiv”.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..