Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti shtyu seancën e vet për shkak të COVID-19

Godina e Kuvendit Popullor në Sofje
Foto: BGNES

Mbledhja e Parlamentit më 2 prill, në të cilën duhej të shqyrtohej aktualizimi i buxhetit shtetëror u shty. Grupet parlamentare nuk miratuan propozimin për zhvillimin e mbledhjes në distancë. Sipas opozitës në Kushtetutë është shënuar shprehimisht se deputetët duhet të jenë të pranishëm në sallë. Po shqyrtohet mundësia që seancat të mbahen në një sallë tjetër më të madhe, ku distanca mes deputetëve të jetë 2 metra. Deri në krizën parlamentare u arrit pasi një deputet nga opozita u infektua me COVID-19 dhe të gjithë kolegët e tij duhej të testoheshin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2024 ishte viti më i ngrohtë në Bullgari që nga viti 1930 e këtej

Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..

botuar më 25-01-12 10.35.PD

Simitli po pret edhe këtë vit Festivalin e Kukerëve

Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..

botuar më 25-01-11 5.30.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..

botuar më 25-01-10 7.35.MD