Deri tashti më se 63 ndërmarrje të mesme dhe të mëdha me më se 37 mijë të punësuar u prekën nga kriza për shkak të pandemisë me COVID-19 dhe të gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Këtë e tregon një anketimi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari për tensionin social në firmat dhe dikasteret dhe pasojat nga pandemia. Sipas të dhënave 78 për qind nga firmat e prekura lëshojnë punëtorët me leje të paguara, në 22 për qind të firmave kërkojnë që punëtorët të dalin me leje të papaguar, ndërsa në 13 për qind firmat çlirojnë nga puna punëtorët. Sektorët më të prekur, jashtë restoranteve, hoteleve, turizmit, janë industria përpunuese dhe ajo e lehtë, prodhimi i pjesëve ndërrimi për automobilat, meremetimi dhe kultura.
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..
Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...