Kombëtarja bullgare e e-futbollit u prezantua shumë mirë në kualifikimet e kampionatit të parë virtual evropian. Radosllav Hristov dhe Georgi Fikov fituan 5 prej gjithsej 10 ndeshjeve të e-futbollit dhe zunë vendin e tretë në grup. Fituesi Gjermania u klasifikua për kampionatin evropian, ndërsa i dyti - Turqia, do të luajë barazh. Në revanshet bullgarët u paraqitën më mirë në krahasim me ndeshjet e para, ku patën vetëm dy fitore. Atje skuadra fitoi kundër Gjibraltarit, Hungarisë dhe Estonisë, por humbi në ndeshjet me Gjermaninë dhe Turqinë. Skuadra bullgare e e-futbollit u krijua në fillim të vitit 2020. Kjo është pjesëmarrja e parë e Hristovit dhe Fikovit në një turne ndërkombëtar.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..