Edhe 20 kontejnerë me mbeturina të grumbulluara në portin Varna – Perëndim u kthyen në Itali. Në portin e Varnës mbeten 25 nga 127 kontejnerë gjithsejtë me mbeturina. Pritet që ato të kthehen në Itali gjatë javëve të ardhshme. Lidhur me mbeturinat italiane në qytetin bregdetar Varnë u hap një procedurë paragjyqësore. Kontejnerët u dërguan në Bullgari nga një firmë italiane me sëlli në qytetin Salerno. Përveç plastikës dhe gomës, siç shkruhet në dokumentet, ka edhe mbeturina jo të deklaruara prej tekstileve, qelqi, druri. Hetimi i rastit vazhdon me urdhër evropian në territorin e Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..
Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..
Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një..