Në orën 17.00 më 26 mars 2020 të prekurit nga COVID-19 janë 264 veta, informoi shefi i shtabit operativ për kundërvënien e përhapjes së koronavirusit gjeneral Vencisllav Mutafçijski.
Nga spitali kanë dalë 8 veta, të cilët janë shëruar.
Ushtarët bullgarë jashtë vendit janë testuar dhe ka dy prej tyre me me mostra pozitive – njëri është në mision në Kosovë, tjetri – në Rumani.
Më herët sot prof. Mutafçijski bëri thirrje për testimin e të gjithë pacientëve në vend me probleme me frymëmarrje.
Sot ishte mbyllur dhe baza sportive “Belmeken” në malin Rila, ku stërvitet elita bullgare e sporteve të ndryshme. Nuk ishte miratuar ideja për vazhdimin e stërvitjeve të sportistëve, pavarësisht se ata nuk kontakte me njerëz jashtë bazës.
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..