Si të veprojnë shoferët në kushtet e jashtëzakonshme dhe si të punojnë, këtë e sqaroi shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski. Sipas hipotezës së parë një shofer ndërkombëtar, i cili vjen për një periudhë të shkurtër, i shkarkon mallrat në Bullgari dhe menjëherë vazhdon në itinerarin e tij. Punëdhënësi është i detyruar deri në nisjen e tij nga Bullgaria t’i sigurojë izolim social. Nisja zakonisht është në kuadrin e 24 orëve. Sipas hipotezës së dytë në qoftë se shoferi mbërrin në vend dhe nuk mund të largohet menjëherë, sepse nuk ka kurs, atëherë ai duhet të mbetet në një karantinë të detyrueshme 14 ditore. Hipoteza e tretë u përket shoferëve ndërkombëtarë të cilët nga 12 deri në 24 orë kalojnë përmes vendit, duke mbetur për një periudhë minimale. Zakonisht në këto raste maunat kontrollohen nga policia. Këto rregulla u përkasin edhe transportuesve ajrorë.
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas . "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai. Ministri..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..