Pavarësisht dhe me një paraqitje modeste, kisha “Shën Gjergji” në fshatin Oreshevec, në rrethin e qytetit Bellogradçik, tanimë dy shekuj me radhë i jep dritë secilit që ka kaluar pragun e kishës. Nga muret dhe nga kupola e kishës fytyrat e shenjtorëve ndriçojnë në ngjyra të spikatura, sikurse piktori i ka marrë bojërat drejtpërsëdrejti nga lulet – aq të ndezura dhe të gjalla janë ato. Në ngjyrën e verdhë spikasin dhe Dielli dhe Hëna – të vendosur nga të dyja anët e kishës si një jehonë e largët e besimeve të hershme para përhapjes së krishterimit në trojet bullgare.
“Që të gjitha mbishkrimet dhe pikturat murale janë kryer në ngjyrat e verdhe e theksuar, portokalli, të kuqe dhe blu - tregon profesoresha Raja Zaimova nga Instituti i i ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Pjesa më e madhe nga pikturat nuk janë të punuara prej piktorëve të shkolluar, prandaj dhe mungon renditja sipas rregullave dhe kanunit. Kështu në vend të ikonaës së Shën Hyjëlindëses, në altar gjejmë skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me Apostujt, që duketsi një pikturë fëmijësh. Në përgjithësi në plan të parë del individi, krijuesi, i cili pikturon sipas pikëpamjes së vet - Shën Marina është e paraqitur me një çekan në dorë, e gatshme që ta shtyp djallin, kurse Shën Harallambi mban një shportë me instrumente, me të cilat të ndjekë shpirtrat e këqij ë dhe sëmundjet. Me fjalë të tjera piktori ruan ndërrimin ndaj shenjtorëve, por në të njëjtën kohë shton dhe nga diçka nga jeta reale, që të mund lutësi të ndihet më afër deri tek pamjet e pikturuara mbi muret.”
Me një farë naiviteti dhe proporcione jo të rregullta janë vizatuar dhe pikturat e ikonostasit. Në të mund të shikohen jo vetëm ikonat , por dhe skenat nga krijimi i botës – Zoti është i paraqitur si një plak, kurse Adami dhe Eva janë të errët në ngjyrë, sepse Zoti e ka formuar njeriun nga balta.
Por përveç amatorëve të frymëzuar nga Zoti, në pikturimin e kishës kanë marrë pjesë dhe krijues nga shkolla e njohur e qytetit Trjavna. Për këtë dëshmojnë emrat e tyre të shkruar me dorë mbi një nga portat hyrëse në kishë. Vepra të këtyre mjeshtërve të përsosur janë dhe punimet me dru – drugdhendjet dhe dyshemeja në kishë, si dhe kambanorja.
Kulla me kambanën e “punuar në mënyrë të shkëlqyer”, sipas fjalëve të profesoreshës Raja Zaimova, është e ndarë nga kisha. Në oborrin e kishës po kështu ka çezmë me ujë shërues, i cili buron nga mali dhe ajoi mbledh njerëzit, të cilët besojnë në shërimin e mrekullueshëm. Këtu gjenden kryqet kushtimore, varreza e vjetër si dhe rrënojat e mbetura të një shkolle të vjetër fetare, të rrethuar me mur prej gurëve gëlqerorë.
Pavarësisht se ka mundur të rezistojë 2 shekuj, kisha në Oreshevec mban plagë, të cilat i janë shkaktuar jo vetëm nga koha, por dhe nga njerëz të pabesë. Si të gjitha kishat në rajon dhe kjo e Shën Gjergjit gjatë periudhës së komunizmit është kthyer në një stallë. Mbishkrimet e vlefshme murale si me një çudi janë ruajtur dhe deri më sot, kurse për shkak të çarjeve të cilat janë duke zgjeruar, aty ka nevojë për restaurim të ngutshëm. Aktualisht po forcohen vetëm themelet, muret dhe çatia e kishës.
E vendosur jo larg nga shkëmbinjtë e Bellogradçikut, vetëm në disa qindra metra nga shpella Veneca dhe e rrethuar nga vende piktoreske, kisha “Shën Gjergji” në fshatin Oreshevec mund të jetë një destinacion i këndshëm për turizëm pelegrinazhi mes bukurive të mahnitshme të natyrës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: nomadstime.com, Raja ZaimovaTurizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..