Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev ndaloi përkohësisht hyrjen në Bullgari të shtetasve të vendeve jashtë BE-së pavarësisht se çfarë mjetesh të transportit përdorin që nga ora 00:00 e datës 20 mars deri në orën 00:00 të datës 17 prill 2020. Mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së personave nga Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Gjermania, Holanda dhe Zvicra, me përjashtim të shtetasve bullgarë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, si dhe të personave me qëndrim të përhershëm, ose të vazhdueshëm në Bullgari. Shtetasit e vendeve të lartpërmendura dhe të anëtarëve të familjeve të tyre mund të kalojnë përmes Bullgarisë transit në rast se duan të kthehen në shtetin ku banojnë përhershëm, ose përkohshëm.
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..