Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryqi i Kuq Bullgar grumbullon mjete për luftimin e COVID-19

Foto: arkiv

Kryqi i Kuq Bullgar hap një fond kombëtar për grumbullimin e mjeteve. Paratë janë për Shtabin Kombëtar për Luftimin e Koronavirusit, për blerjen e materialeve dhe medikamenteve të ndryshme dhe për sigurimin e ndihmës për të sëmurët. Mjetet do të grumbullohen nëpërmjet SMS 14 66, në mënyrë bankare, ose online. Jam i bindur se populli bullgar përsëri do të tregojë mirësi, tha para Radios Kombëtare Bullgare Hristo Grigorov, shefi i Kryqit të Kuq Bullgar. Spitali “Pirogov” mori nga Kryqi i Kuq dy çadra të specializuara. Ato tashmë janë të ngritura para qendrës urgjente dhe përdoren për orientimin e pacientëve që hyjnë në spital, tha Grigorov. Megjithë krizën me koronavirusin Kryqi i Kuq Bullgar po vazhdon programin në ndihmë të 320 000 njerëzve të moshuar nevojtarë me produkte ushqimore, shtoi Grigorov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD