Për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit që nga 17 marsi të gjitha linjat hekurudhore ndërkombëtare, të cilat kalojnë përmes territorit të Bullgarisë, do të ndalohen deri në qetësimin e situatës. Nuk do të lëvizen trenat Sofje-Selanik, Sofje – Bukuresht, Sofje – Stamboll. Informacione aktuale klientët e “Hekurudhave Bullgare” mund të marrin në sportelet e kompanisë në stacionet hekurudhore dhe në faqen e saj zyrtare në internet http://live.bdz.bg/. Do të punojë dhe linga telefonike kombëtare 0700 10 200.
Aktualisht nuk janë planifikuar fluturime, të cilat do të kthejnë bashkatdhetarët tanë në venin tonë nga pikat e tjera të botës, shpjegoi zëvendës ministri i punëve të jashtme Petko Dojkov. Zv. Ministri u bëri thirrje bullgarëve tek ne që të mos udhëtojnë jashtë vendit, kurse atyre, të cilat ndodhen në vende të tjera, të mbeten aty deri në normalizimin e situatës.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..