Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja kritikoi reagimin e BE-së në lidhje me COVID-19

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BNR

Para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi reagimet e Bashkimit Evropian dhe mungesën e lidershipit nga ana e Brukselit në kundërvënien e koronavirusit.

Sipas Jotovës që nga vetë fillimi masat duhej të ishin të bashkërenduara dhe kolektive, sidomos në kufijtë e jashtëm të bashkësisë. Kështu do të evitoheshin problemet aktuale me korridoret e transportit. Por në vend të kësaj secili shtet ishte lënë të shpëtohej me forcat e veta. Fondet BE-së gjithashtu nuk ishin përdorur në mënyrën sa më të mirë në situatën e epidemisë, është e mendimit Nënpresidentja.

Në Bullgari masat e shpallura ishin më të shpejta dhe më të drejta dhe po jemi përpara shumë shtetve si Franca, Gjermania, Spanja. Plani ynë kombëtar filloi të punoi më shpejtë, komentoi Ilijana Jotova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rreth 1/3 e votuesve do të shkojnë në qendrat e votimit të dielën

7 formacione politike do të hynin në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit e ardhshëm Popullor, sipas sondazhit të Agjencisë “Alpha Research” 3 ditë para zgjedhjeve të parakonshme të 27 tetorit. GERB-SDS kanë mbështetjen e 26.5% të votuesve. “Po e..

botuar më 24-10-24 9.54.PD

Bullgaria dënoi sulmin dhe atentatin në Ankara, nuk ka bullgarë të plagosur

Sipas informacioneve nga Ambasada bullgare në Ankara, aktualisht nuk ka njoftime për shtetas bullgarë të lënduar nga sulmi në kompleksin e Kompanisë Kombëtare të Hapësirës Ajrore të Turqisë TUSAS. “Dënojmë kategorikisht çdo formë dhune apo..

botuar më 24-10-24 9.19.PD

Parashikimi i motit për 24 tetorin

Paraditen e së enjtes rreth trupave ujore dhe ultësirave do të ketë mjegull, ndërsa në lugina do të formohet ngrica. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 6° në lugina deri në minus 3°,..

botuar më 24-10-23 7.40.MD