Maqedonia e Veriut është duke marrë vendim nëse t’i shtyjë zgjedhjet
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski thirri mbledhje të Këshillit të Sigurisë të vendit. Për shkak të krizës së koronavirusit Kreu i Shtetit do që liderët politikë ta përkrahin shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve, të cilat janë planifikuar për datën 12 prill.
Rumania zgjedh qeverinë e vet në kushtet e karantinës
Pas mbylljes së kufijve për të huajit Parlamenti rumun përkrahu qeverinë e Kryeministrit Ludovic Orban. Kriza në lidhje me COVID-19 ndërpreu kundërshtimet politike, të cilat vazhduan një muaj pas rrëzimit të kabinetit të mëparshëm të Orbanit. Deri në këtë kompromis u arrit pasi Orban dhe një sërë ministrash të tij u vendosën në karantinë për shkak të kontakteve me deputetë të infektuar. Fjalimin e vet Orbani e dërgoi me anë të postës elektronike, ndërsa deputetët votuan në grupe të vogla, duke u bërë pyetje kandidatëve për ministra nëpërmjet një konference telefonike. Sfida më e madhe para autoriteteve në Bukuresht është se mbi 1 mln rumunë, të cilët banojnë në Itali mund të kthehen në atdhe për Pashkët.
Kleri serb në Malin e Zi ndërpreu përkohësisht protestat
Qeveria e Malit të Zi përshëndeti ndryshimin e pozitës së Mitropolisë së Malit të Zi pranë Patrikanës Serbe. Që ta ruajë shëndetin e njerëzve kleri serb në ish-republikën jugosllave ndaloi protestat kundër Ligjit për lirinë e feve. Në vend nuk ka raste të regjistruara të koronavirusit, por si prevencë Podgorica ndaloi të gjitha aktivitetet publike. Qeveria mbetet e angazhuar me dialogun e kishës dhe është e bindur se me argumente juridike dhe fakte mund të arrihet në vendimin më të mirë që është në interes të të gjithë qytetarëve, deklaruan autoritetet. Kleri serb në Malin e Zi është i pakënaqur, sepse sipas ligjit të ri Kisha e Malit të Zi do të marrë disa prej tempujve dhe manastireve të tyre.
Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme
Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit dhe mbylli kufijtë e saj për të huajit. Janë mbyllur shkollat dhe universitetet dhe arsimi do të zhvillohet në distancë nëpërmjet mësimeve në televizion. Spitalet me pacientë me COVID-19 janë nën mbrojtjen e ushtrisë. Shkelësit e masave lidhur me karantinën janë kërcënuar me burgim deri në 3 vjet. Presidenti Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje njerëzve të moshës mbi 65 vjeç për t’u mbetur në shtëpi. Në qoftë se masat e aplikuara nuk respektohen deri në 72 orë, autoritetet janë të gatshme të imponojnë kufizime të reja. Shpallet prag i çmimeve për ushqimet kryesore, mjetet mbrojtëse dhe preparatet dezinfektuese. Ndalohen të gjitha aktivitetet në hapësira të mbyllura, ndërsa në një vend nuk mund të grumbullohen më shumë se 50 veta.
Kosova mbylli kufijtë e saj
Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e kufijve të vendit. Shkollat gjithashtu mbyllen, shtyhen të gjitha aktivitete publike, kulturore dhe sportive, si pjesë e masave për luftimin e përhapjes së COVID-19. Pasi në Kosovë u regjistruan 9 raste të koronavirusit me propozim të Ministrit të Shëndetësisë u shpall edhe gjendje e jashtëzakonshme në tërë vendin.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..