Ministria e Punëve të Jashtme rriti nivelin e rrezikut për udhëtime deri në 12 vende. Me nivelin më të lartë të rrezikimit 5 janë Irani dhe Kina. Me nivelin e 4-të janë Italia, Spanja dhe Koreja e Jugut. Të rrezikshme janë disa regjione në Gjermani dhe Francë. Paralajmërim ka edhe për Zvicrën, Norvegjinë, Danimarkën, Suedinë, Holandën dhe SHBA-në. Ministria e Jashtme rekomandon të ndiqet sajti i saj në rubrikën e specializuar “Koronavirusi – çfarë të bëjmë” dhe në adresë https://www.mfa.bg/bg/situationcenter/listing ose https://www.mfa.bg/bg/embassyinfo Në rast domosdoshmërie ka telefona të hapur 24 orë pa ndërprerjeje: +359 2 948 24 04; +359 2 971 38 56. Informacion jepet dhe pranohet në e-mailin crisis@mfa.bg Rumania mbylli pikat kufitare me Bullgarinë te Negru Voda, Lipnica, Dobromir, Zimniça, Turnu Mëgurele dhe Beket.
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Gati 700 përfaqësues të biznesit global të teknologjisë dhe elitës shkencore ndodhen në Bullgari për të marrë pjesë në një nga forumet më..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...