Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat e infermiereve – kërkesa të arsyetuara sindikale, apo shantazhe

Foto: BGNES

Aktualisht kur ka shqetësime të konsiderueshme rreth përhapjes së koronavirusit në Bullgari, në sektorin e  shëndetësisë  ka shumë tronditje sociale. Infermieret vazhdojnë të protestojnë me kërkesa për rritjen e rrogave – gjë, e cila u ishte premtuar atyre akoma gjatë vitit të kaluar. Protesta kulmoi të enjten me një “okupacion” demonstartiv të njërës prej sallave të Kuvendit Popullor.

Ndërkohë Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari nisi negociata të reja për paga më të larta në të gjithë sektorin e shëndetësisë. Pas lidhjes së Kontratës Kombëtare Kornizë do të lidhen dhe kontratat me kontraktuesit e rinj të Arkës Shëndetësore dhe që atëherë do të mund të bëhen llogaritje për rrogat e infermierëve spitalorë.

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari llogariti se po të dëshirojmë të rritim rrogat e specialistëve të mjekësisë, të cilët punojnë në kopshtet e fëmijëve dhe në shkolla, deri më 900 leva (afro 450 euro), ka nevojë për 8,5 mln. leva më shumë. Në fakt këtë qëllim – 900 leva për specialistët e mjekësisë tashmë është arritur për infermieret në çerdhet e fëmijëve në 26 bashki dhe në kabinetet mjekësore pranë shkollave në 31 bashki.  Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari pohon se në qytetet Burgas, Knazha, Sandanski, Sopot, Bjalla dhe Dobriç pagat e këtyre specialistëve tashmë janë madje më të larta. Më të ulëta – midis 610 dhe 700 leva, apo 305 – 350  euro, janë ato për infermieret në çerdhet e fëmijëve ne 40 bashki dhe në shkollat në 65 bashki.

Në Sofje, ku punojnë 2000 prej 11 000 infermiereve në të gjithë vendin, është arritur mirëkuptim për rritje 264 leva, por kontrata kolektive e punës me Bashkinë e Kryeqytetit akoma nuk është nënshkruar. Bashkitë bashkëfinancojnë rrogat më të larta të specialistëve të mjekësisë, por në shumë vendbanime kryetarët e bashkive nuk mund t’i nënshkruajnë kontratat kolektive për shkak të mungesës së mjeteve.

Sipas të dhënave të fundit të ofruara nga sindikata kombëtare e personelit mjekësor në Francë, një infermiere që sapo fillon punë merr bruto 1700 euro apo neto 1450 euro. Sipas organizatave franceze të shëndetësisë ka një pakësim të konsiderueshëm të rrogave në sektor në krahasim me vitet e 90-të të shekullit të kaluar, kur specialistët e mjekësisë  kanë marrë nga dy paga minimale, kurse pagat e tyre aktuale neto tani janë të barabarta me 1,2 rroga minimale. Në Britaninë e Madhe infermieret marrin rroga bruto £ 2000, apo € 2 300. Rrogat mesatare e infermierëve dhe specialistëve të ndihmës së parë në Gjermani janë 13% më të larta në krahasim me rrogën minimale, kurse ato në Spanjë – 28% më të larta.

Në fund të javës së kaluar protestat e infermiereve kulmuan me bllokimin e njërës prej sallave të Kuvendit Popullor nga disa infermiere. Duhet thënë se Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Bashkimi i Mjekëve nuk miratuan veprimet e tyre. Sindikata madje i bëri thirrje qeverisë që të mos u nënshtrohet shantazheve dhe e cilësuan sjelljen e infermiereve si “anarkosindikalizëm”

Në seancën parlamentare gjatë së premtes problemet në sektorin e shëndetësisë provokuan ebate të zjarrta. Sipas opozitës kërkesa e disa infermiereve për rroga të barabarta me dy paga minimale në vendin tonë është e pamundshme për t’u plotësuar, sepse kjo do të shkaktojë mosmarrëveshje mes grupeve të ndryshme sociale.

Ministrja e punës dhe politikës sociale Denica Saçeva përsëri pohoi se qeveria nuk do të pranojë kushtet e këtyre disa infermiereve, por vazhdon të jetë gati për dialog të qytetëruar. Kështu pas disa muajsh të protestave dhe diskutimeve, problemi tani për tani mbetet i hapur.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD