Sipas besimeve popullore që pas Ditës së Shën Theodhorit, e cila gjithnjë bie të shtunën e parë pas të dielës së të Lidhurave të Djathit, dita fillon të zmadhohet, ndërsa moti bëhet gjithnjë e më i ngrohtë. Konsiderohet se kjo ditë secili që ka kalë duhet të marrë pjesë në garën festive me kuaj. Pronarët paraprakisht stolisin kuajt me kurora të thurura me shermashek dhe barbarozë.
Fshati Baçevo në rajonin e qytetit Razllog njihet me bazat në të cilat rriten kuaj. Aty Ditën e Shën Theodhorit e cila sivjet është më 7 mars sipas traditës shekullore organizohen garat tradicionale me kuaj. Dashuria e banorëve të fshatit ndaj kuajve është prej kohe. Kali mund të shihet edhe në stemën e fshatit, ndërsa rritja e kuajve është një nga zanatet kryesore në fshat.
Për festën e Shën Theodhorit, e cila është e shtuna e parë gjatë Kreshmës së Madhe, është karakteristike se këtu të gjithë e presin të veshur me petka festive popullore. Herët në mëngjes në kishën “Shën Dhimitër” kryhet liturgjia solemne kushtuar Shën Theodorit. Pas kësaj në qendrën e fshatit është riti “Përulja e nuseve”, në të cilin gratë e reja të sapomartuara përulen para vjehrrave për të treguar sa ulët mund të korrin.
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..