Në botën e sotme njerëzit sikur e humbën lidhjen me yjet dhe pak janë ata, të cilët mund të dallojnë në qiellin e natës edhe yllësit më të njohura. Mirëpo ka edhe të tillë, të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë për planetët dhe yjet, të zbulojnë sekretet e gjithësisë. Një mundësi të tillë japin planetariumet.
"Ideja për krijimin e planetariumeve në Bullgari lindi pasi në vitin 1957 filloi era kozmike. Aparatura, e cila projekton qiellin, yjet dhe lëvizjen e planetëve mbi kuben hemisfere, gjithashtu quhet planetarium – tregon Dimitër Kolev, docent në Institutin e Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Prej 40 vitesh ai punon në Observatorin Kombëtar në majën Rozhen. – Planetariumin e parë në Bullgari e punoi astronomi amator Millko Millanov në vitin 1962 në qytetin Dimitrovgrad.
Ai shfrytëzoi një sferë prej bakri me llamba të fuqishme dhe disa diafilma të cilët shfaqnin tablo nga qielli. Dhjetë vjet më vonë kjo shpikje u zëvendësua me planetarium të Firmës Cajs, gjë pas së cilës u blenë edhe 5-6 aparate, me të cilat janë të pajisur planetariumet në Bullgari."
Në Bullgari ka disa planetariume – në qytetet Dimitrovgrad, Smoljan, Varna, Jamboll, Stara Zagora, Gabrovo. Në Kompleksin “Kamçija” në afërsi të qytetit bregdetar Varnë, punon planetariumi i parë më modern digjital në vend. Një planetarium tjetër digjital që nga viti 2015 ka në qytetin Pllovdiv. Nga mundësia t’i kënaqen qiellit plotë yje kanë privuar banorët dhe miqtë e Sofjes. Kryeqyteti ynë është i vetmi në BE pa planetarium të madh shoqëror.
"Që në vitin 1960 Këshilli i Ministrave i Bullgarisë botoi urdhër dhe kërkoi nga Këshilli Popullor i Qytetit të Sofjesqë me ndihmën e Akademisë Bullgare të Shkencave të ndërtojë një planetarium. Mirëpo, nuk kishte reagim. Para 12 vitesh kishte propozimtë shfrytëzohet një terren i Akademisë Bullgre të Shkencave në të cilin të ndërtohet planetarium. Ai ekzistonte si projekt i arkitektes së re Elena Daskallova nga qyteti Smoljan. Mirëpo, nuk kishte financim" – me hidhërim tregon Dimitër Kolev.
E përngjashme është historia në qytetin bregdetar Burgas. Projekti për planetarium dhe observator u miratua para 7 vitesh. Sipas informacionit të fundit në afërsi të Kopshtit Detar po krijohet një hapësirë për akses shoqëror dhe supozohet se aty do të ndërtohet një strukturë e vogël 8 metrash për planetarium me një projeksion.
"Planetariumet janë një shpikje shumë e dobishme sepse krijojnë përshtypje për lëvizjen e trupave qiellore.
Ato janë qendra arsimore, pse jo edhe argëtuese, në sajë të programeve kompjuterike të cilët mund të mos jenë vetëm astronomike. Në to mund të prezantohen edhe vepra letrare nëpërmjet filmave të përshtatshëm. Aktualisht në shkollat bullgare nuk mësohet astronomia. Ndoshta për këtë arsye astrologjia lulëzon. Mirëpo astronomia është një shkencë e cila ka vend në sistemin tonë arsimor" – përfundon bashkëbiseduesi Dimitër Kolev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..