Në pritjen e organizuar nga Ambasada bullgare në Prishtinë me rastin e Ditës së Çlirimit Bullgar ishin të pranishëm 200 mysafirë, ndër të cilët kryeministri Albin Kurti, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-presidentët Atifete Jahjaga dhe Fatmir Sejdiu, shefi i diplomacisë Glauk Konjufca, udhëheqësit e misioneve diplomatike në Prishtinë, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë Natalija Apostollova, përfaqësues të institucioneve shtetërore, gazetarë, njerëz të kulturës, përfaqësues të pakicave kombëtare (goranët, turqit, boshnjakët, romët), të organizatave të hebrenjve, ushtarë nga kontingjenti bullgar në KFOR dhe bullgarë-nëpunës në EULEX, OSCE dhe UNMIK.
Në fjalimin e vet para të pranishmëve ambasadori bullgar Hristo Guxhev nënvizoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës, përkrahjen e vendit tonë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
“Jemi të bindur që Qeveria e re e Kosovës do të rrisë komunikimin dhe bashkëpunimin në nivelin bilateral dhe multilateral, dhe do të punojë për të krijuar kushte më të mira të jetesës për qytetarët e saj duke përfshirë garancinë për edukim dhe profesionalizimin për të rinjtë. Kosova duhet të vazhdojë me reformat pasi qytetarët e saj meritojnë të jetojnë në kushte ku ligji, demokracia dhe prosperiteti janë të garantuara”, u shpreh diplomati Gudjev.
Mysafirët morën verojka bullgare, pinë verë të prodhuar në Bullgari dhe vallëzuan valle popullore në shoqërim të muzikës sonë tradicionale.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..