Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kauzat e biznesit në Bullgari – hapa të vegjël drejt ndryshimit të madh

Foto: Bulgarian Business Leaders Forum

Ka ardhur kohа që suksesi të mos matet me tregues thjesht material. Liderët e rinj të biznesit e kuptojnë se jetojmë në një kohë të re kur gjithnjë e më shumë varemi nga gjendja e mjedisit dhe nga qëndrueshmëria e shoqërisë. Fjalët e bukura si dhe premtimet duket se i lënë vend veprimeve të menduara dhe vendimtare. Prandaj fjala “veprim” e shoqëruar me një vrull rinor dhe me bindje ishte mes më shpesh të përdorurat gjatë prezantimit të secilës prej kompanive të nominuara për Çmimet  për Biznes Përgjegjës. Përgjithësisht 108 projekte korporatave me kauza, të realizuara nga 78 rekorde, garuan në konkursin kombëtar më të afirmuar dhe prestigjioz për përgjegjësi sociale të biznesit dhe për zhvillim të qëndrueshëm.

Bullgaria është një treg i vogël, në të cilin çdo një nga kompanitë e ka përgjegjësinë e vet dhe ka marrë përsipër angazhimin për kontribut në shoqëri. Nga projektet e paraqitura dhe të realizuara gjatë vitit 2019, bëhet e qartë se asnjë nga fushatat me kauzë nuk kanë mbetur pa rezultat. Të gjithat kanë qenë të rëndësishme dhe të vërejtura, pa rëndësi nëse bëhet fjalë për investim në ndonjë programin për trajnim, në përgatitjen e talenteve sportive ose për shitje me qëllim bamirës të prodhimeve të punuara nga prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër qendrat e mëdha tregtare. Çdo një gjest social nga ana e firmave ka dhënë ndikimin e vet mbi auditorin e gjerë.

Veprimet sjellin ndryshimin” kjo është motoja e të gjitha iniciativave tona, të lidhura me biznesin përgjegjës social”, thotë Vanja Stojanova – menaxhere në një nga zinxhirët e dyqaneve në vendin tonë. Kompania e saj është e dalluar në kategorinë  “Investitor në mjedis” dhe bashkë me kompani të tjera të ngjashme do të prezantojnë Bullgarinë në garën evropiane për investime ekologjike.

Çmimi është një njohje për ne, ai është për përpjekjet e gjithanshme, të cilat i bën kompania jonë në kujdesin për mjedisin. Ky kujdes fillon akoma nga ndërtimi i dyqaneve tona. Ato janë efektive nga ana energjetike, ndërtohen në bazë të standardeve të fundit ekologjike.  Kujdesi i kompanisë për mjedisin kalon përmes të ashtuquajturave “furnizime të gjelbra” deri tek dyqanet. Këtu jo në vend të fundit është dhe përpjekja të përfshijmë larmi të madhe prej produkteve të qëndrueshme në asortimentin tonë. Gjatë viteve të fundit kompania drejtohet aktivisht dhe në projekte të lidhura me kufizimin e plastmasës për përdorim të njëhershëm. Masat në këtë drejtim janë më të shumta. Ato kalojnë përmes angazhimit për pakësimin e paketimeve të produkteve në markat e vetë kompanisë dhe përveç kësaj kemi iniciativa të shumta, përmes të cilave kërkojmë bashkëmendimtarë për popullarizimin e kësaj teme të rëndësishme – kufizimin e plastmasës për përdorim të njëhershëm. Qëllimi është riciklimi i saj i plotë dhe zëvendësimi me materiale të tjera. Një drejtim shumë i rëndësishëm janë studimet e bëra, përmes të cilave kërkohen mënyra dhe qëndrime të reja, që të mund të pakësohet përdorimi i produkteve plastike në jetën tonë të përditshme, sepse qëllimi është të jetojmë në një mjedis më të shëndetshëm. Kolektivi ynë vjet u bashkua rreth një hapi konkret në mbrojtje të natyrës. Bashkë pastruam nga mbeturinat plastike plazhin “Kamçia” në bregun e Detit të Zi. Vetëm që aty mblodhëm mbi 700 kilogramë plastmasë. Kjo më detyron të ndihem e përfshirë në komunitetin, i cili ka kauzë dhe ndërmerr veprime që ta realizojë”.

Sipas fjalëve të presidentit Rumen Radev, suksesi i Bullgarisë do të varet gjithnjë e më shumë nga liderët përgjegjës, nga njohja e arsimit, shkencës  dhe inovacioneve si prioritete kombëtare dhe nga ndërtimi i një ekonomie të fortë me një ritëm të qëndrueshëm të zhvillimit. “Shteti inkurajon dhe e përkrah biznesin, i cili punon në mënyrë transparente, dhe i arrin sukseset e veta me investime në kapitalin njerëzor, zbatimin e metodave shumë efektive të menaxhimit dhe ndërtimin e aftësisë konkurruese, deklaroi Radevi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD