Në pushimoren Pamporovo në malin Rodopa vitin e katërt me radhë u realizua zbritja festive nga maja Snezhanka deri në vilën Studenec. Sivjet më se 1000 skiatorë dhe snoubordistë të veshur me petka kombëtare u përfshin në këtë parakalim origjinal mbi pistat e bardha. Në krye të marshimit kishte një flamur kombëtar 25 metra dhe një grup gajdexhinjsh nga orkestra “101 kaba gajde” nga qyteti malor Smoljan. Në zbritje u përfshin shumë familje me fëmijët e tyre, si dhe bullgarë që erdhën posaçërisht nga jashtë. Festa vazhdoi me valle të stuhishme.
Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).