Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më se 100 migrantë kaluan kufirin me Turqinë në drejtim të BE-së

Foto: BGNES

Ministri turk i punëve të brendshme Sylejman Sojllu më 1 mars njoftoi para gazetës “Daily Sabah”, se nga 28 shkurti e këtej më se 100 mijë migrantë kaluan kufirin turk nga provinca Edrene në drejtim të Greqisë dhe Bullgarisë. Policia dhe ushtarakët grekë shfrytëzuan granata tymi, gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë migrantët. Zëdhënësi i qeverisë greke caktoi situatën si serioze dhe kërcënim asimetrik për sigurinë kombëtare. Ai e akuzoi Turqinë, se shfrytëzon flukset e migrantëve për presion diplomatik. për dhënien e strehimit.


Në Maqedoninë e Veriut kapën një kampion me 78 migrantë

Foto: Reuters

Më 1 mars 78 migrantë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika Veriore u zbuluan nga policia në Maqedoninë e Veriut në një kamion në afërsi të kufirit me Greqinë. 41 nga të arrestuarit janë shtetas të Pakistanit, 26 – të Afganistanit, 5 – të Sirisë, 4 – të Egjiptit dhe 2 – të Turqisë. Më 26 shkurt policia kapi 40 migrantë të paligjshëm në një mikrobus në afërsi të kufirit me Greqinë. Autoritetet maqedonase njoftojnë se janë të vendosur fortë t’i kundërvihen fluksit të migrantëve ilegal nga Siria përmes Turqisë.


Turqia zhvillon një operacion të ri në Idlib

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar / Foto: EPA/BGNES

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar deklaroi, se në provincën siriane Idlib nga 27 shkurti zhvillohet operacion i forcave turke të quajtur “Mburoja e Pranverës”. Në kuadrin e tij deri tashti  u asgjësuan një aeroplan pa pilot, 8 helikopterë, 103 tanke, 72 obusë, 3 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 2212 ushtarë të regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad. Ministri nguli këmbë se qëllimi i operacionit nuk është konfrontim me Rusinë, por parandalim i krimeve nga ana e regjimit të Asadit, heqje e elementeve radikale dhe ndërprerje e fluksit të migrantëve. .


Serbia hap ambasadë në Jerusalem

Presidenti Aleksandër Vuçiç / Foto: EPA/BGNES

Presidenti Aleksandër Vuçiç shpalli se së shpejti Serbia do të hapë mision diplomatik në Jerusalem. Në një fjalim para Komitetit Amerikano Hebraik për Çështjet Shoqërore ai tha, se me zyrën diplomatike ne Jerusalem mbi të cilën do të valëvitet flamuri zyrtar, Serbia dëshiron të dëshmojë respektin e vet ndaj popullit hebraik.  


Mosmarrëveshje midis presidentit dhe kryeministrit të Kosovës për shkak të taksave për mallrat serbe

Foto: BGNES

Në profilin e tij në Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkruan se “Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe vendimeve të mençura e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në.” Ai shton, se mbetja në fuqi e tarifës është pengesë për bashkëpunimin strategjik të Kosovës me ShBA-në, të cilët kërkojnë heqjen e plotë të taksës ndaj Serbisë. Presidenti e shkroi këtë në lidhje me refuzimin e kryeministrin Albin Kurti të heqë taksat 100 përqindshe mbi importin e mallrave nga Serbia. Kurti shpalli heqjen e taksave nga 15 marsi fillimisht për lëndët e para ndërsa nga prilli edhe për mallrat e tjera, në se Serbia shfaq vullnet të mirë. Ky kusht provokoi reagimin negativ të të dërguarit special të ShBA-së për Kosovën dhe Serbinë Richard Grenell, i cili e caktoi masat si gjysmake.

Përpilues: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD