Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon zgjidhje të qëndrueshme për krizën me emigrantët

Foto: EPA/BGNES

Janë të domosdoshme hapa të menjëhershëm diplomatik për ndërprerjen e fluksit të migrantëve. Këtë e konstatuan në një bisedë telefonike kryeministri Bojko Borisov dhe homologu i tij grek Kiriakos Micotakis. Sipas zotit Borisov duhet një zgjidhje afatgjate të problemit me migrantët, krizën humanitare dhe luftën në Siri. Para takimit të tij më 2 mars me presidentin turk Rexhep Erdogan në Ankara, kryeministri Borisov bisedoi në telefon edhe me kancelarët e Gjermanisë dhe Austrisë – zonjën Angela Merkel dhe zotin Sebastian Kurz si dhe me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Gertrud von der Leyen. Zoti Borisov nguli këmbë që Turqia të marrë ndihmë nga BE në përballimin e krizës me migrantët. Presidenti francez Emmanuel Macron  në Twitter shprehu solidaritet dhe përkrahje të fortë për Greqinë dhe Bullgarinë në krizën në kufijtë e të dy shteteve me Turqinë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD