Fillon një konkurs për zgjedhjen e koncesionerit të aeroportit të qytetit Pllovdiv. Këtë e njoftoi ministri i transportit Rosen Zheljazkov. Afati i koncesionit do të jetë 35 vjet. Në vlerësimin e ofertave parametrat teknikë do të kenë përparësi para atyre financiare në raport 55 për qind kundrejt 45 për qind. Një nga kërkesat ndaj pjesëmarrësve në konkurs është të disponojnë përvojë praktike në shfrytëzimin e aeroportit ndërkombëtar me fluks të udhëtarëve më se 450 mijë veta për vit, të disponojnë kapital më se 500 mijë euro, të jenë financuar të paktën një projekt për më se 5 milion euro brenda 10 viteve të fundit, të kenë përvojë në tërheqjen e financave. Pragu minimal i investimit është më se 25 milion euro.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..