Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërtimi i autostradës “Struma” përmes Grykës së Kresnës - pikë kritike në një mosmarrëveshje midis ambientalistëve dhe shtetit

Seksioni më i vështirë dhe më i shtrenjtë nga ndërtimi i autostradës “Struma” * pas qytetit Bllagoevgrad - ky përmes Grykës së Kresnës, prej kohe  shkakton pakënaqësi mes banuesve të qytetit të afërt Kresna dhe aktivistëve të shoqatave mjedisore. Shqetësimet e qytetarëve dhe të organizatave ekologjike rreth ndërtimit të kësaj pjese nga autostrada lindën si pasojë nga vendimi që korsitë në njërin drejtim të autostradës të kalojnë përmes Grykës së Kresnës. Aty është parashikuar rehabilitim i trasesë ekzistuese nga rruga E-79, ku rruga e tanishme nga Sofja drejt kufirit me Greqinë do të mbetet i njëdrejtimëshe, kurse kthimi në autostradë do të bëhet përmes rrugëve anësore në lindje nga qyteti Kresna.

Banorët dhe ambientalistët këmbëngulin që kjo pjesë nga autostrada  të nxirët krejtësisht jashtë grykës piktoreske, sepse bie në pjesën e objekteve të mbrojtura nga “Natyra 2000”. Sipas tyre kjo do ta shtrenjtojë projektin me rreth 180 milionë euro, por në këtë mënyrë  do të shmanget rreziku për jetën e njerëzve dhe për natyrën.

“Alternativa për autostradën “Struma” ka”-pohojnë ekologët dhe këmbëngulin që autostrada e tanishme E 79 të ruhet si një alternativë. Desisllava Stojanova nga Shoqata Mjedisore “Për Tokën” dhe Koalicioni  “Të shpëtojmë Grykën e Kresnës “ jep argumente në përkrahje të pozitës së qytetarëve:  

“Dihet se, kishte një peticion nga ana jonë, i cili qe mbyllur gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, por atëherë kishte një rezistencë mjaft të fortë nga ana e deputetëve evropianë bullgaër, të cilët pohojnë se, nuk ka problem. Në fakt problem ka, sepse në këtë moment  ideja është që njëra korsi e autostradës “Struma” të kalojë përmes Grykës së Kresnës, kurse kjo është kundra çdo legjislacioni evropian mjedisor, ky është dhe qëndrimi i Komisionit Evropian në komentet e tij, lidhura me financimin e këtij projekti. Shkaku që qeveritarët bullgarë të tërheqin kërkesën për financim evropian  qenë pikërisht këto komente të rrepta nga Komisioni. Një zgjidhje të këtij problemi ka dhe ajo është në duart e pushtetarëve. Ata duhet të bëjnë  hapa të rinj ligjor dhe të ndjekin  projekt për nxjerrjen e autostradës jashtë grykës, kurse rruga E 79 , e cila tani po shfrytëzohet, të mbetet si dytësore të cilën banuesit vendas të mund ta shfrytëzojnë.  Kjo është zgjidhja e vetme e problemit. Kjo është dhe kërkesa e banuesve vendas, sepse çështja është shumë serioze, kurse rajoni për të cilin bëhet fjalë është tepër i veçantë edhe për natyrën evropiane, jo vetëm për atë bullgare. Tani me protestë përpara Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje këmbëngulim me kërkesë që institucionet evropiane të ndjekin për respektimin e ligjeve evropiane”.

“Kjo autostradë do të shkëpusë kontaktet e transportit të njerëzve në rajonin e Kresnës, seksioni do të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe do të krijojë premisa për shumë incidente rrugore - sqaron Kristina Dimitrova nga Koalicioni Qytetar “Të shpëtojmë Grykën e Kresnës” dhe shton: Aksidente edhe tani ka, por kur krijohet një seksion njëdrejtimësh i shpejtësisë me kaq shumë kthesa në një grykë kaq të ngushtë, në afërsi të vendbanimeve të populluara, ku kalojnë dhe kope me bagëti, pasojat negative do të jenë sociale, transportuese dhe ekonomike. Tani traseja e propozuar e autostradës duhet të kalojë përmes tokave bujqësore të njerëzve. Kjo do të shkatërrojë jetesën e tyre, por ka dhe një gjë tjetër të rëndësishme-do të aasgjësohet vendi i vetëm, ku rriten vreshtat e varietetit të verës keracuda. Shpresoj që kjo po kështu të prekë zemrat e pjesës dërmuese të bullgarëve.”

Në lidhje me protestat në qendër të Sofjes ditën e hënë, nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore përhapën një deklaratë, në të cilën thuhet se nuk ka rrezik për kthimin e mjeteve, të siguruara nga Bashkimi Evropian për autostradën “Struma”. Agjencia e Infrastrukturës Rrugore i përcakton si spekulative pohimet e organizatave joqeveritare se me tërheqjen e formës së aplikacionit për trasenë midis qyteteve Krupnik dhe Kresna është tërhequr dhe projekti dhe ka refuzim nga financimi evropian. Që aty saktësojnë se, ndaj projektit shtohen veprime dhe masa, të planifikuara në raportin për vlerësim të ndikimit mbi mjedisin rrethues, të nevojshme gjatë rehabilitimit të trasesë ekzistuese të rrugës E-79.

Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv

*Autostrada “Struma” është një pjesë nga korridori i transportit “Orient/ Mesdheu Lindor”. Ky është itinerari më i shkurtër midis Evropës Perëndimore dhe Evropës Qendrore dhe Detit të Bardhë, dhe po kështu dhe lidhja e Evropës me Azinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD