Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Marrëveshja e gjelbër” - po apo jo?

Foto: ec.europa.eu

Plani i Komisionit Evropian për kufizimin e ngrohjes globale dhe për kthimin e Evropës në një kontinent pa karbon deri në vitin 2050 në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, ose me të ashtuquajturën Marrëveshje të Gjelbër, nuk u mirëprit nga sindikatat bullgare. Sipas tyre politikat e reja evropiane do të ndikojnë negativisht mbi transportin, bujqësinë dhe industritë nxjerrëse. Megjithëqë parlamenti siguroi, se vendi do të ruajë centralet elektrike me qymyrgur, sindikatat dhe punëdhënësit pranuan me rezerva masat e parashikuara në Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së.

Kushtet e paleverdishme për Bullgarinë në marrëveshje u diskutuan në një takim të sindikatave me ministren e energjetikës Temenuzhka Petkova e cila theksoi se Bullgaria do të mbrojë interesat e industrisë së nxjerrjes së qymyrgurit.

“Në planin e integruar “Klimë – energjetikë”, të cilin e hartuam theksojmë qartë, se deri në vitin 2030 me horizont deri në 2050-tën Bullgaria do të vazhdojë të mirëmbajë centralet e veta që punojnë me qymyrgur”, komentoi ministrja Petkova. Kushti që BE-ja të miratojë zgjatjen e ndihmës shtetërore për termocentralet është që familjet të dalin në tregun e lirë të blerjes së korrentit. Sips presidentit të Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov ky liberalizim i tregut të energjisë elektrike do të thotë rritje të çmimit të korrentit, ndërsa në Bullgari edhe tani energjia elektrike është një nga më të shtrenjtat në gjithë Evropën. Çmimi i korrentit nuk mund të bëhet i njëjtë për të gjithë, duke marrë parasysh se pagat në Bullgari edhe tani janë më të ulëtat në mbarë BE-në, theksoi Manollovi. Nga ana e vet, presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov caktoi “Marrëveshjen e gjelbër” për jo realiste në sfondin e gazeve të dëmshme serrë nga 9 për qind që lëshohen në BE.

E vërteta është, se gjithçka varet nga SHBA-ja dhe nga Kina madje Amerika gjithnjë e ka injoruar rregullat e gjelbra evropiane. Kina nga ana e vet ka ndërmend të investojë në shfrytëzimin e burimeve ripërtëritëse energjetike, por në sfondin e konsumit të madh të energjisë në këtë vend kjo nuk do të zgjidhë problemin. Pjesa tjetër e Azisë dhe e Afrikës gjithashtu synon te industrializimi mbi bazën e qymyrgurit.

Deri në vitin 2030 Bullgaria do të vazhdojë të shfrytëzojë centralet me qymyrgur, sepse ato janë shtylla kurrizore e sistemit energjetik të vendit. Nga ana tjetër në se do të vendosim të kufizojmë shfrytëzimin e tyre, kjo nuk do të kontribuojë shumë për uljen e përgjithshme të gazeve të serrave në Evropë. Kjo për shkak se Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë të shfrytëzojnë qymyrgurin. Ata nuk kanë angazhim të ulim emetimet e karbonit dhe nuk blejnë kuota të karbonit, por ajrin me ato shtete e kemi të përbashkët. Sipas ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova kjo fsheh rrezik për ekonominë bullgare, sepse Turqia në praktik prodhon energji më të lirë. Nga ana e vet ekspertët paralajmërojnë se sipas fuqisë së Marrëveshjes së Gjelbër energjetika mund të shtrenjtohet shumë. Kjo do të thotë se çdo industri që nevojitet shumë energji nuk do të jetë konkurruese në se është në Evropë. Dhe efekti nga kjo do të bëhet shkak për varfërimin e shpejtë të popullsisë.

Prandaj pozita e sindikatave bullgare është e fortë, pra Bullgaria të mos pranojë uljen e emetimeve të karbonit se sa janë aktualet nga 45 për qind. Paratë nga tregtimi i tyre për më se 2 miliard e 100 milion leva për vit do të vazhdojnë të garantojnë sigurinë energjetike bullgare. Krahas kësaj nuk duhet të lejohet që ato të hyjnë në një fond të përbashkët evropian.

Sipas materialeve të BNT-së dhe BNR-së: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD