Ish-kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë Zaev dhe Tsipras me Çmim për Paqe për shkak të emrit të Maqedonisë
Ish-Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras janë mbajtësit e sivjetshëm të Çmimit Ndërkombëtar për Paqe të provincës gjermane Nordrhein-Westfalen. Çmimi jepet për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u zgjidh problemi lidhur me emrin e dy shteteve. Tsipras dhe Zaev e morën këtë vendim diplomatik për emrin e Maqedonisë që të kontribuojnë në këtë mënyrë për stabilizimin e tërë regjionit ballkanik, vuri në dukje Kryetari i Bashkësisë Ekonomike Wеstfalen dhe Lippe Reinhard Zinkann.
Një grevë kundër reformave të pensionimit paralizoi Greqinë
Javën e kaluar pakënaqësia e popullit grek çoi në paralizimin e transportit publik në vend. Ai u provokua nga reforma e radhës në sistemin e pensionimit, e cila sipas sindikatave do të çojë në rritjen e moshës së pensionimit dhe në pensione më të ulëta kundrejt taksave më të larta të sigurimit. Mijëra njerëz protestuan në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera. Ndaloi transporti i trageteve dhe trenave, si dhe transporti urban në Athinë.
Kryeprokurori i Koracisë dha dorëheqje
Kryeprokurori i Kroacisë Dražen Jelenić dorëzoi dorëheqjen e vet pasi njohu se ka qenë pjesë e masonerisë. Prokurori ka dhënë dorëheqje pasi ka biseduar me Ministrin e Drejtësisë Dražen Bošnjaković dhe pas apelit të Kryeministrit Andrej Plenković për t’u tërhequr vetë ai nga posti, që të mos pushohet nga detyra detyrimisht.
Shqipëria do të ndërtojë një elektrocentral solar për 100 mln euro
Mbi 20 kompani ndërkombëtare marrin pjesë në konkursin për kontratën për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe eksploatimin e një elektrocentrali solar me kapacitet 140 MW afër qytetit Fier të Shqipërisë Jugperëndimore. Ministria e Energjetikës hapi ankandin për ndërtimin e parkut solar me vlerë të përgjithshme rreth 100 mln euro gjatë muajit janar. Afati përfundimtar për parashtrimin e ofertave është 16 marsi, ndërsa në fillim të majit pritet që të nënshkruhet kontrata me fituesin në ankand.
Që nga muaji mars Turqia heq vizat për shtetasit e akoma gjashtë shteteve evropiane
Turqia shtoi akoma gjashtë shtete në listën e vendeve evropiane shtetasit e të cilave mund të udhëtojnë në vend pa viza. Që nga 2 marsi hiqen vizat për një periudhë prej 90 ditësh për turistët nga Austria, Belgjika, Holanda, Polonia, Spanja dhe Britania e Madhe. Vendimi ka qëllim të forcojë lidhjet në turizëm, marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe kulturore me gjashtë shtetet, deklaroi zëdhënësi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë Hami Aksoy. Daily Sabah tregon se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së gjatë 2019-ës Turqia është vizituar nga 52 mln turistë dhe kjo e bën atë destinacionin e gjashtë më të preferuar për udhëtime turistike.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..